Mbappe ka refuzuar vazhdimin e kontratës me PSG.
Sipas “L’Equipe” francezi hodhi poshtë dy tentativa të klubit parisien për arritjen e një marrëveshje për vazhdimin e kontratës së tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Kontrata e sulmuesit francez përfundon në fund të këtij stinori, dhe PSG po përpiqet t’a bind atë për rinovimin e kontratës duke parë edhe presionin e madh të Real Madridit e cila është shumë e interesuar për shërbimet e Mbappes.
Raportohet se fillimisht PSG i ofroi atij kontratë deri në vitin 2026 e cila u refuzua menjëherë nga Mbappe, kurse pas kësaj oferte ata i ofruan zgjatje të kontratës për vetëm 2 vite më saktësisht deri në vitin 2024, por edhe kjo u refuzua nga sulmuesi 22 vjeçar.
Kujtojmë se PSG refuzoi ofertën e Realit prej 160 milionë euro për transferimin e Mbappes në Bernabeu.
/GazetaBlic Sport/


