Sporti

Mbappe: “Problemi nuk është se po luajmë shumë, por se nuk kemi kohë të mjaftueshme për t’u rikuperuar”

09/04/2025 23:25
nga:Lorik J

Kylian Mbappe nuk pushon së qeni temë diskutimi.

Në prag të ndeshjes kualifikuese të Kupës së Botës 2026 midis Ukrainës dhe Francës, kapiteni francez mbajti një konferencë për shtyp me komente që me siguri do të ngjallin diskutime, këtë herë në lidhje me kalendarin dhe ritmin e rraskapitshëm të sezoneve të futbollit.

“A po luajmë shumë? Jo. Më parë mendoja kështu, por tani mënyra ime e të menduarit ka ndryshuar. Problemi nuk është numri i ndeshjeve, por mungesa e kohës së rikuperimit”, shpjegoi sulmuesi i Real Madridit, i cili tashmë ka shënuar tre gola në tre ndeshjet e para të La Ligës.

/GazetaBlic Sport