Sporti

Mbappe: Po të mos ishte për Real Madridin, do të kisha qëndruar gjithë jetën te PSG-ja

12/19/2024 17:15
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappe mori pjesë në një reportazh në Francë, ku fëmijë me aftësi të kufizuara i bënë pyetje.

Gjatë intervistës në programin “Be United” të “BeIN Sports”, sulmuesi i Real Madridit nuk hezitoi të shprehte dashurinë e tij për PSG-në: “Kalova 7 vite atje, ishte një nder.

Mendoj se nuk e kam thënë mjaftueshëm dhe nuk e kam treguar sa duhet, por gjithmonë kam qenë i vetëdijshëm për vendin ku ndodhesha dhe klubin e madh që është PSG.

Gjithmonë kam thënë se është klubi më i madh në Francë dhe një nga më të mirët në botë.

U largova për të shkuar te klubi më i madh në botë. Gjithmonë kam thënë se Real Madridi ishte i vetmi klub për të cilin do ta lija PSG-në.

Nëse nuk do të kisha mundur të shkoja te Real Madridi, do të kisha qëndruar te PSG gjithë jetën time.

E kisha ëndërr të luaja atje dhe jam shumë i lumtur. Sigurisht, gjithmonë i ndjek ndeshjet e PSG-së, kam miq në ekip.

Atje po luajnë shumë mirë në këto momente”.