Sporti

Mbappe nuk starton ndaj Manchester Cityt

05/04/2021 17:18
nga:L J

PSG sonte zhvillon sfidën e dytë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Mauricio Pochettinos do të tentojë të rikthejë rezultatin pas humbjes së javën e kaluar 1-2 në “Parkun e Princave” në Paris, për një vend në finalen e madhe të Stambollit.

Lajm i keq është lëndimi i Kylian Mbappes, i cili nuk do të jetë i gatshëm nga minuta e parë për takimin e sotëm.Gazetari i njohur i RMC SPORT, Mohamed Bouhafsi e konfirmoi lajmin se Mbappe do ta nis takimin nga banka rezervë.

Takimi do të zhivllohet sot në “Etihad Stadium” me fillim nga ora 21:00