Sporti

Mbappe nuk do të jetë gati për Superkupën e Spanjës

01/06/2026 13:23
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappe nuk do të luajë në Superkupën e Spanjës.

Siç ka mësuar AS, ka qenë e pamundur që Mbappe të luajë. Ai ishte përjashtuar tashmë nga gjysmëfinalja , pra ndrydhja që pësoi në nyjen e gjurit të majtë e bën pjesëmarrjen e tij në Superkupë krejtësisht të pamundur, transmeton GazetaBlic Sport.

Qëllimi kryesor është që ai kur të jetë gati, të jetë vërtet gati, pra në 100% e tij, jo siç ka qenë kohët e fundit.

Për momentin, klubi preferon të vazhdojë hap pas hapi, pa vendosur një datë specifike si objektiv për rikthimin e tij.

/GazetaBlic Sport/