Sporti

Mbappe: Nëna ime e dashuron Liverpoolin, isha në bisedime me ta për shkak të saj

05/24/2022 09:05
nga:E K

Futbollisti francez, Kylian Mbappe ka vendosur të mbetet lojtar i PSG-së.

Ylli francez i ka dhënë fund “telenovelës” së zgjatjes së kontratës dhe është bindur nga pronarët e PSG për të vazhduar qëndrimin e tij në Paris, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbappe ka zbuluar prapaskenat e vendimit të tij, duke ‘habitur’ të gjithë pasi tha se ishte në bisedime edhe me Liverpoolin.

“Kam qenë në bisedime edhe me Liverpoolin, sepse është klubi i preferuar i nënës time, ajo e dashuron Liverpoolin. Nuk e di përse këtë pyetje duhet t’ia drejtoni asaj. Është një klub i madh, unë kam luajtur kundër, padyshim është ekip gjigant“, tha francezi.

/GazetaBlic Sport/