I riu francez, Kylian Mbappé në një intervistë të dhënë këtë të enjte për “Paris Match” flet për rrugëtimin e tij si lojtar dhe thotë se çdo gjë mund të ndodhë për të ardhmen, duke mos iu referuar konkretisht asaj që e pret.
“Të kalosh nga një i ri premtues në një profesionist, nga Monaco në PSG, ishte një kurs normal. Tani që po flasim për një karrierë, mund të ketë vend për të paparashikuarat. Por kjo është pjesë e bukurisë së futbollit. Shumë gjëra mund të ndodhin: është e pamundur të parashikosh se çfarë do të bëj pas 20 vjetësh”, përcjell GazetaBlic Sport.
Për mundësinë që PSG të fitojë Ligën e Kampionëve, sulmuesi 22-vjeçar thotë se klubi “ka bërë përpjekje të mëdha për të përmirësuar kualitetin ndër vite”, dhe falë kësaj ka fituar respekt ndërkombëtar.
Megjithatë, sipas tij, PSG-së i duhet vetëm të “zgjidhë disa detaje” për të fituar një kompeticion si Liga e Kampionëve.
“Në futboll, ka shumë fat; por duhet ta kërkojmë dhe ndoshta nuk e kemi bërë sa duhet”, përfundon lojtari.
/GazetaBlic Sport/


