Sporti

Mbappe: Messi nuk kishte respektin që meritonte në Francë, është turp!

06/14/2023 13:32
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappe nuk e kurseu veten kur vlerësoi argjentinasin Lionel Messi, i cili ishte partner i tij në PSG për dy sezone dhe tani do të luajë për Inter Miami, në Shtetet e Bashkuara.

“Po flasim potencialisht për lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Nuk është kurrë një lajm i mirë kur dikush si Messi largohet. Nuk e kuptoj fare pse kaq shumë njerëz u lehtësuan që ai u largua. Ai nuk kishte respektin që meritonte në Francë, është turp”, theksoi ai në një intervistë për Gazzetta dello Sport këtë të mërkurë, përcjell GazetaBlic Sport.

Kujtojmë që Messi është transferuar tek Inter Miami në MLS, atje ku do të kërkojë suksesin e radhës.

/GazetaBlic Sport/