Sulmuesi i talentuar francez, Kylian Mbappe ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren e ekipit parisien në udhëtim ndaj Bayern Munich.
Francezi arriti të realizoi dy herë në portën e Manuel Neuer, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi ka realizuar tashmë 27 gola dhe ka dhuruar 15 asistime për lojtarët në 43 paraqitje në Ligën e Kampionëve.
Me këto statistika ai ka kaluar edhe legjendat si Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo të cilët në moshën e njëjtë kishin realizuar më pak gola se francezi.
Në moshën e njëjtë Messi kishte realizuar 18 gola, ndërsa Ronaldo kishte shënuar vetëm 3 herë në Ligën e Kampionëve.
Pas këtyre statistikave të çmendura klubi nga Parisi tashmë e ka listuar atë si një nga legjendat e klubit.
/GazetaBlic Sport.