Kylian Mbappe konsideron se ka kapërcyer të gjitha problemet e adaptimit që lindin nga kalimi nga PSG te Real Madrid.
Cili ishte problemi në fillim ? “Nëse mund të jap mendimin tim… kam menduar shumë, shumë. Mund ta shihni në ndeshje, ishte një kohë përshtatjeje për grupin. Kam menduar shumë se si ta bëj këtë, si të lëviz, nëse futem në zonën e Vinit apo Rodrygo… dhe kur mendon kaq shumë, nuk luan mirë”.
Reagimi ndaj kritikave : “Jam shumë i qetë, është normale. Kur je një lojtar si unë, me gjithçka që pritet nga unë, është normale që njerëzit të flasin. Por për mua nuk është diçka personale, duhet të qëndrojmë të qetë dhe të përqendrohemi në lojën tonë. E dija se mund ta ndryshoja situatën.”
Çfarë ndryshoi? “Unë mendoj se është më shumë psikologjike, [ishte] duke thënë ‘tani duhet të bëj më shumë’. Isha mirë fizikisht, por duhej të bëja më shumë dhe e dija këtë. Ishte koha për të ndryshuar gjithçka, sepse nuk erdha në Madrid për të luajtur keq. Këtu gjithmonë duhet të luajmë mirë dhe unë po luaj mirë”.
/GazetaBlic Sport/