Kylian Mbappe tani është në Jeddah për finalen e madhe ndaj Barcelonës.
Ylli i Real Madridit zbarkoi në Arabinë Saudite, kurse shoqërohej nga fizioterapistët e tij personalë, të cilët po monitorojnë nga afër gjendjen e gjurit të tij të majtë, transmeton GazetaBlic Sport.
“Kylian ndihet mirë dhe dëshiron të luajë. Ai do të përpiqet. Ai dëshiron të jetë në fushë nga minuta e parë”, shkruan gazeta spanjolle AS.
Plani është i qartë: Mbappe do të zhvillojë një seancë të plotë stërvitore me ekipin sot. Seanca do të zhvillohet në Kompleksin King Abdullah, ku ekipi është stërvitur që nga e marta. Atje, gjendja e tij fizike do të testohet përmes ushtrimeve me intensitet, shpejtësi dhe kontakt të ndryshëm. Ky do të jetë testi i vërtetë i gjendjes së tij.
Ndërkohë, gazeta franceze L’Equipe paraqet një pamje paksa të ndryshme. Sipas botimit, Real Madridi është i etur që ylli të luajë dhe i ka ofruar atij injeksione qetësuese dhimbjesh. Megjithatë, vetë lojtari preferon të shmangë rreziqe të tilla.
Ekziston mundësia që ai të fillojë kundër Barcelonës, pastaj të pushojë në ndeshjet kundër Levantes dhe Albacetes.
/GazetaBlic Sport/


