Kylian Mbappe ishte i jashtëzakonshëm për Real Madridin në ndeshjen kundër Olympique Marseille në Santiago Bernabeu.
Duke folur pas ndeshjes, Mbappe tha: “Ky është Bernabeu. Edhe nëse jemi me 10 ose 9 lojtarë, do të kemi momentin tonë, dhe momenti ynë erdhi.
“E njëjta gjë ndodhi kundër Sociedad. Duhet të dimë si të vuajmë kur jemi me 10 lojtarë.”
Real Madridi e përfundoi ndeshjen me 10 lojtarë pasi Dani Carvajal u ndëshkua me karton të kuq direkt, por Los Blancos u rikthyen për të fituar 2-1 falë dy golave të Mbappe.
/GazetaBlic Sport


