Kylian Mbappe ka shprehur bindjen se Real Madridi do të rikthehet më i fortë dhe do të luftojë për trofe gjatë sezonit të ri.
Sulmuesi francez theksoi rëndësinë e fitores dhe përqendrimit maksimal të skuadrës gjatë gjithë sezonit.
“Duhet të fitojmë dhe mendoj se këtë vit do të fitojmë trofe. Jam i sigurt se do të rikthehemi. Duhet të qëndrojmë të fokusuar gjatë gjithë vitit.”
Mesazhi i Mbappes vjen në një moment kur pritshmëritë ndaj Real Madridit janë të mëdha. Francezi duket i bindur se skuadra ka potencialin për të reaguar dhe për të synuar trofetë më të rëndësishëm.
/GazetaBlic Sport/


