Sporti

Mbappe kërkon Bernardo Silvën tek PSG

01/25/2023 12:05
nga:Mergim Rreci

Kanë kaluar gati gjashtë vjet që kur ishin bashkë në Monako, por Kylian Mbappe duket se nuk i harron ato momente dhe dëshiron të ketë Bernardo Silvën në krah te Paris Saint-Germain.

Lajmi bëhet i ditur nga gazeta britanike The Sun, duke siguruar se sulmuesi francez, me një rol të rëndësishëm në përcaktimin e përforcimeve për skuadrën e kryeqytetit francez, pasi ra dakord për rinovimin e kontratës verën e kaluar, i kërkoi Bordit të tentojë të transferojë portugezin e Manchester Cityt, transmeton GazetaBlic Sport.

The Sun shkruan se Bernardo Silva ka qenë i lidhur me një largim nga ‘Etihad’ për dy sezonet e fundit, pasi ishte shumë i kërkuar nga Barcelona. Me përfundimin e kontratës së tij në vitin 2025, tani mund të vijë koha që ai të negociohet sërish, i cili është në sezonin e tij të gjashtë në klub (280 ndeshje/50 gola).

/GazetaBlic Sport/