Kylian Mbappe mbushi 23 vjeç dhe mbrëmë festoi ditëlindjen e tij.
Në festë kanë qenë bashkëlojtarët e tij të shumtë, por bie në sy mungesa e dyshes që përbëjnë treshen më të famshme të PSG-së, përcjell GazetaBlic Sport.
Nisur nga fotot dhe videot e postuara në rrjetet sociale, Sergio Ramos, Sergio Rico, Ander Herrera, Marco Verratti, Georginio Wijnaldum, Julian Draxler, Danilo ishin në festë.
Ditëlindjen e Mbappes nuk e festuan Lionel Messi, Neymar, por edhe të tjerë amerikano-jugorë: Angel Di Maria, Mauro Icardi, Leandro Paredes.
Ramos postoi një video të shkurtër në Instagram në story në të cilën Mbappe i fryn qirinjtë mbi tortë, ndërsa Juan Bernat zbuloi se çfarë i dhanë shokët e tij të skuadrës Mbappes: një fanellë të PSG me mbiemrin dhe numrin 2050, që përfaqëson vitin që ai duhet të qëndrojë në klub.
/GazetaBlic Sport/



