Nëse Didier Dechamps fton Karim Benzema në ekipin francez për të luajtur në kampionatin evropian, sulmuesi i Real Madrid do të luajë për herë të parë me Kylian Mbappe, i cili është 11 vjet më i ri.
Karim Benzema filloi karrierën e tij ndërkombëtare me Francën me 28 Mars të vitit 2007 në moshën 19 vjeçare, në një ndeshje miqësore kundër Austrisë, përcjell GazetaBlic Sport.
Kylian Mbappe ishte para televizorit të tij atë mbrëmje. Apo ndoshta edhe në shtrat. Sepse ai ishte vetëm 8 vjeçar në atë kohë.
14 vjet më vonë, dy yjet, të cilët tashmë janë përballur me njëri-tjetrin në Champions League, po përgatiten të luajnë për herë të parë së bashku, por në fanellën e kombëtares.
Sipas L’Equipe dhe Le Parisien, Didier Deschamps është gati të rikthejë Karim Benzema për të garuar në Euro. Nëse ndodhë kështu, sulmuesi i Real Madrid duhet të shoqërohet me fenomenin PSG brenda një sulmi të zjarrtë, me Antoine Griezmann dhe mbase Kingsley Coman në mbështetje.
/GazetaBlic Sport


