Kylian Mbappe shkëlqeu sot në ndeshjen ndaj Bayernit duke realizuar dy gola në ndeshjen të cilën ekipi i tij e fitoi me rezultat 2-3.
Mbappe shënoi dy gola fantastik në këtë takim, fillimisht realizoi në minutën e 3’të dhe pastaj në minutën e 68’të për golin e dytë personal, shkruan GazetaBlic Sport.
Mbappe, megjithatë nuk i mori të gjitha meritat për fitoren e PSG’së.
Ai pas ndeshjes deklaroi se ishte meritë e të gjithë ekipit për këtë fitore në udhëtim.
“Ishte një performancë e shkëlqyer kolektive mbi të gjitha, unë përfitova nga puna e të gjithëve. Ne vuajtëm, por vuajtëm si skuadër, nuk kemi nga çfarë të turpërohemi për performancën tonë” , tha Mbappe për RMC Sport.
Ndeshja kthyese do të zhvillohet në stadiumin e PSG’së me 13 prill nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport.