Sulmuesi francez i PSG-së, Kylian Mbappe foli para kamerave të Movistar+ dhe fjalët e tij në spanjishten më të rrjedhshme tërhoqën vëmendjen e të gjithëve.
Kylian i kuptoi në mënyrë të përsosur pyetjet dhe u përgjigj në mënyrë të qartë me një shqiptim shumë të jashtëzakonshëm, sipas mediave spanjolle.
Ai madje foli për të ardhmen e tij me një buzëqeshje në fytyrë.
Mbappe studioi spanjisht në vitet e tij të hershme në Monaco.
Vlen të theksohet se heroi i ndeshjes së djeshme mes PSG dhe Real Madrid ishte pikërisht Kylian Mbappe, i cili realizoi gol në minutën e 94’të, në fitoren 1:0 të ekipit të tij.
/GazetaBlic Sport/


