Sporti

Mbappe flirtoi me Milanin, Kalulu përgjigjet: “Kush nuk do ta dëshironte këtë?”

03/02/2023 10:56
nga:L J

Mbrojtësi i Milanit, Pierre Kalulu, foli për sezonin e tij në një intervistë të gjatë për la Repubblica, duke komentuar gjithashtu deklaratat e fundit të bashkatdhetarit të tij Kylian Mbappe për Milanin.

Mbappe tha para disa ditësh se nëse transferohet në Itali, ai do të luajë veç për Milanin, shkruan GazetaBlic Sport.

“Dhe kush nuk do ta dëshironte këtë?”, ishin fjalët e Kalulu për yllin e PSG-së.

Mbappe ka qenë fans i Milanit që në fëmijëri, ku edhe qarkullojnë disa video në internet, ku ai shihet me fanellën e Rossonerëve.

/GazetaBlic Sport