Sporti

Mbappe dhe Alaba mungojnë në stërvitjen e Real Madridit

04/29/2025 18:26
nga:Lorik J

Kylian Mbappe dhe David Alaba nuk u stërvitën në fushë sot. Ata qëndruan brenda ambienteve të skuadrës.

Mbappe kaloi një test të vonë për t’u paraqitur në humbjen në finalen e Kupës së Mbretit kundër Barcelonës.

Antonio Rudiger, i cili luajti në ndeshje, është përjashtuar për pjesën e mbetur të sezonit pasi iu nënshtrua një operacioni në gju.

Italianit, Ancelotti, i kanë munguar Dani Carvajal, Eder Militao dhe David Alaba për një pjesë të madhe të sezonit, dhe mungesa e Rudiger i lë shpresat e tyre për në La Liga të varura në fije.

/GazetaBlic Sport