Kylian Mbappe pas Kupës së Botës në vitin 2018, synon edhe trofeun e Euro 2024 për të kompletuar trofetë madhore me Francën. Por, përveç aspektit individual, sulmuesi tashmë në pronësinë e Real Madrid, kërkon të fitojë edhe për trajnerin Didier Deschamps.
Në një intervistë të fundit, Mbappe theksoi se legjenda e vërtetë e kombëtares është pikërisht trajneri dhe jo emra si Griezmann apo Giroud.
“Kur flitet për legjenda i referoheni Griezmann apo Giroud, por unë ju prezantoj me superlegjendën e kombëtares; Didier Deschamps. Ka lënë shenjën e tij si futbollist dhe tashmë po bën histori edhe si trajner. Nuk është më si në fillim, edhe Deschamps ka ditur të evoulojë, por duke ruajtur standartin dhe principet e tij.
Ka ditur të përshtatet me të rinjtë. Nëse ne duam që ta shenjojmë edhe më shumë Deschamps në histori, atëherë t’i dhurojmë edhe këtë trofe duke qenë se si trajner i mungon ky sukses”, u shpreh Mbappe.