Sporti

Mbappe denohet me veç një ndeshje pas kartonit të kuq

04/15/2025 19:33
nga:Lorik J

Kylian Mbappe është suspenduar për një ndeshje pasi u përjashtua për shkak të një fauli të pamatur ndaj Antonio Blanco gjatë fitores 1-0 të Real Madrid ndaj Deportivo Alaves.

Kartoni i kuq i sulmuesit francez erdhi pasi VAR rishikoi incidentin, duke përmirësuar kartonin e tij fillestar të verdhë.

Suspendimi i Mbappe nuk ndikoi në fitoren e Real Madridit, pasi Alaves më vonë poashtu mbeti me dhjetë lojtarë.

Megjithatë, 26-vjeçari tani do të mungojë në ndeshjen e ardhshme të Real Madridit, duke vuajtur pezullimin me një ndeshje.

/GazetaBlic Sport