Sporti

Mbappe asiston, Messi shënon, spektakël në stërvitjet e PSG’së

08/17/2021 12:55
nga:Lorik J

Skuadra e PSG’së po vazhdon përgatitjet për ndeshjet e ardhshme të Ligue 1.

Në ditën e sotme, lojtarët e Pochettinos u stërvitën, me ç’rast edhe zhvilluan një ndeshje në gjysmëfushe, shkruan GazetaBlic Sport.

Kur në një skuadër janë Mbappe dhe Messi, spektakli është i garantuar, pavarësisht nëse është ndeshje miqësore, zyrtare apo edhe stërvitje.

Në stërvitjet e sotme, kamerat e mediumeve kanë kapur momentin kur Mbappe asiston për Messin, i cili më pas gjen golin në një stërvitje relaksi.

Më poshtë keni golin e Messit në stërvitjet e PSG’së: