Sporti

Mbappe afër ta thyejë rekordin e madh të Ronaldos

12/15/2025 08:04
nga:Lorik J

Kylian Mbappe shënoi një tjetër gol të bukur për Real Madridin ndaj Alaves, duke arritur golin e 70-të për klubin në vetëm një sezon e gjysmë.

Sulmuesi francez ka arritur këtë shifër në vetëm 81 ndeshje që nga koha kur iu bashkua ekipit si lojtar i lirë gjatë verës së vitit 2024.

Mbappe tani i mungojnë vetëm tre gola për të barazuar rekordin e Cristiano Ronaldos me 69 gola në një vit kalendarik, duke përfshirë edhe golat me kombëtaren. Mbretërit kanë edhe dy ndeshje në kalendar.

Francezi ka shënuar deri tani 66 gola në vitin 2025, duke përfshirë klubin dhe përfaqësuesen.

Në këtë sezon, Mbappe ka 26 gola në 21 ndeshje për Real Madridin, përfshirë 17 gola në 17 ndeshjet e La Ligës.

Ai u shpall “Lojtari i Ndeshjes” në fitoren e vështirë 2-1 të Real Madridit ndaj Deportivo Alaves. Goli i tij i bukur në pjesën e parë ndezi lojën për ekipin, megjithëse ai vuante nga një problem në gjurin e majtë.

Rodrygo, Bellingham dhe Valdepenas gjithashtu luajtën ndeshje të mira, por ndikimi i Mbappe ishte vendimtar.