Sporti

Mbappe: “7 vite në PSG, nder për një futbollist francez të luajë për këtë klub”

05/28/2024 21:55
nga:Lorik J

Në eventin e “Globesoccer Awards” që po mbahet në Cala di Volpe të Sardenjës, sulmuesi francez Kylian Mbappe ka folur për Paris Saint-Germain, një klub që do të largohet pas shtatë vitesh në fund të qershorit.

Aventura e tij do të marrë fund dhe ndoshta do të hapet një tjetër te Real Madridi që do ta blejë atë me transfertë të lirë.

“Kam kaluar 7 vite në PSG, dua të falënderoj klubin dhe të nënvizoj nderin që është për një futbollist francez të luajë për këtë klub. Përtej golave, trofeve dhe asistimeve ka edhe marrëdhëniet personale. Për mua ishte vërtet e rëndësishme të luaj për PSG-në”, tha Mbappe.

/GazetaBlic Sport