Showtime

“Mbaje trupin drejt, njëqind herë të kam thënë” – A po “dyshon” Vivien që Getinjo është ‘Spiderman’?

02/01/2023 22:49
nga:G B

Ish banori i Big Brother VIP Kosova, Getinjo, i cili për momentin po qëndron brenda shtëpisë së  “Vëllait të Madh”, i fshehur në rrobat e ‘Spiderman’, duket se ka “dështuar” ta luaj më së miri rolin e tij.

Kjo pasi që Vivien që njëkohësisht është e dashura e rep artistit, duket ta ketë vënë re se pas ‘Spiderman’ qëndron pikërisht Getinjo.

Përderisa ‘Spiderman’ ishte duke shkuar nga kuzhina për në dhomën e gjumit, Vivien e ka kritikuar për ecjen si në kohën kur Getinjo ishte pjesë e BBVK-së, duke i thënë “mbaje trupin drejt, njëqind herë të kam thënë”.

Për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.