Lajme

Mbahet testi me shkrim nga lëmia civile për rekrutimin e gjyqtarëve të rinj

10/23/2022 07:56
nga:Genita C

Që nga ora 07:00 ka filluar mbajtja e testit me shkrim në kuadër të procesit të rekrutimit të gjyqtarëve të rinj të Gjykatave të Kosovës, nga lëmia civile.

Ky test është organizuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

Pjesëmarrësit testin po e mbajnë në Akadenimë e Kosovës për Siguri Publike dhe Zhvillim në Vushtrri.