Lajme

Mbahet seminari me temën “Depistimi dhe Parandalimi i Sëmundjeve Malinje” nga SHTOK

04/02/2022 13:11
nga:Genita C

Sot më datë 02.04.2022 u mbajt seminari me temën “Depistimi dhe Parandalimi i Sëmundjeve Malinje” i organizuar në formatin online, nga Shoqata e Teknikëve të Klinikës së Onkologjisë, SHTOK.

Seminari një ditor përfshiu tema me impakt në shërbimin shëndetësor si depistimi i Kancerit të Gjirit, i Kancerit të Qafës së Mitrës, kancerit të Prostatës, Kancerit Kolo- Rektal, Kancerit të Lëkurës .

Referuesit sollën informacion të gjerë mbi këto patologji, mbi metodat depistuese me vlerat e tyre, si dhe një tablo të situatës aktuale në Kosovë.

Seminari u realizua në bashkëpunim të ngushtë me stafin mjeksor të klinikës së Onkolgjisë, si dhe me përkushtimin dhe punën e stafit drejtues të shoqatës.

Referuesit ishin: Dr Brunilda Profka Haxhiu Specialist i Onkologjisë MD/ PhD kantidat

Dr Doriana Berberi Specialist i Onkologjisë MD

Ass. Kushtrim Dina Teknik i Radioterapisë/ PhD kantidat/ Sekretar i SHTOK

Valmira Rexhepi Sllamniku Kryeteknike e Brakiterapisë /Kryetare e SHTOK

Suporti logjistik u organizua nga:

Dafina Kukleci Kryeteknike e Radioterapisë/ Nënkryetare e SHTOK

Rexhep Dushi Teknik i Radioterapisë / BSc Fizioterapisë

Sibora Alaj Teknike e Radioterapise

Seminari është i akredituar nga Oda e Infermiereve të Kosovës dhe është një nga eventet e shumta të organizuara nga SHTOK, në kuadrin e edukimit të vazhdueshëm profesional.