Lajme

Mbahet konferencë ndërkombëtare shkencore për ndikimin e COVID-it në sigurinë publike

11/16/2022 11:21
nga:G B

Akademia e Kosovës për Siguri Publike po mban konferencë ndërkombëtare shkencore.

Aty janë mbledhur përfaqësues nga vende të ndryshme të botës, të cilët do të paraqesin gjetjet e tyre për çështjet e sigurisë publike dhe ndikimin e pandemisë COVID-19.

Konferenca është organizuar në bashkëpunim me OSBE-në dhe pjesëmarrës ishin edhe përfaqësues të institucioneve vendore që e vlerësuan lart organizimin.