Sporti

Mazzarri shpërthen ndaj arbitrave: Ndaj nesh luhet regby dhe nuk marrin kartonë

12/29/2023 23:01
nga:E K

Napoli vuan dhe mbyll vitin me një barazim pa gola ndaj Monzës në shtëpi, teksa tensionit të sfidës nuk i shpëtoi as trajneri Mazzarri, që për shkak të një proteste të ashpër ndaj arbitrit, u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë.

Pas takimit Mazzarri nuk i kurseu kritikat për arbitrimin, ndonëse kishte premtuar që nuk do të merrej më me gjyqtarët.

“Ndaj nesh kundërshtarët luajnë regby. Shikojini ndërhyrjen ndaj Kvaratskhelias, që nuk e lënë asnjë moment të luajë dhe nuk ndëshkohen. Edhe provokimet që i bëjnë Osimhenit, të cilin më pas e lanë pushim (i referohet kartonit të kuq me Romën). Shikoni imazhet dhe do të kuptoni sa shumë provokohen futbollistët e mi në fushë. Më pas ndodh ajo që në nervozizëm e sipër, shpërdorojmë raste flagrante. Nuk doja të flisja për arbitrat, por sot që u ndëshkova, do ta bëj, pasi u bë e pesta ndeshje radhazi që shoh të njëjtat skena”, u shpreh Mazzarri.