Sporti

Mazzari nuk del në konferencë, drejtori i Napolit: Arbitri dhe VAR nuk funksionuan!

12/04/2023 12:46
nga:Lorik J

Napoli u mposht në shtëpi nga Inter me shifrat 0-3. Por, pavarësisht rezultatit, napoletanët kanë pretendime në lidhje me gjykimin e arbitrit Massa. Të kaltrit kishin pretendime për një faull në momentin kur Inter shënoi golin e parë ndërsa nga ana tjetër, pretendojnë gjithashtu edhe një penallti të paakorduar ndaj Osimhen.

Në konferencën pas ndeshjes nuk u shfaq Ëalter Mazzari, por drejtori sportiv i Napolit, Mauro Meluso i cili shpjegoi edhe mungesën e trajnerit ndërsa theksoi se arbitri dhe VAR penalizuan Kampionët në fuqi të Italisë.

“Mazzari preferoi të mos shfaqej edhe sepse duam të evitojmë ndonjë penalizim. Jemi të zhgënjyer pasi është një rezultat që nuk e meritojmë, arbitri Massa dhe VAR patën një mbrëmje shumë të keqe.

Mund t’iu ndodhë të gjithëve, por lojtarët nuk mendojnë kështu. Goli i parë peshoi shumë, pati faull ndaj Lobotkas dhe arbitri duhej të ndërhynte. Pastaj është penalltia ndaj Osimhen. Unë kam qenë vetë futbollis dhe në momentin që dikush të ndërhyn në tendinën e Akilit, lojtari e humbet plotësisht ekuilibrin.

Nuk dua që të krijoj teori konspirative, por ai goli i parë ndikoi shumë në ndeshje. Megjithatë, skuadra krijoi shumë dhe humbi kundër një ekipi shumë të mirë. Nuk dua ta zgjas më shumë, por mendoj se nuk e meritonim humbjen. Kam parë të akordohen shumë penallti si ajo që kërkoi Osimhen, ndjehemi të penalizuar”, u shpreh Meluso./ss