Publicisti Muhamet Mavraj ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend.
Ai ka shkruar se po bëhemi sikur e kemi me urgjencë gjetjen e 1630 të zhdukurve, e ndërkohë sa gjysma e tyre vetëm në verë na vdiqën nga Covidi.
Sipas tij, nga 19 gushti e deri më 19 shtator nga Covidi vdiqën hiq më pak se 604 qytetarë.
Reagimi i plotë:
Nje postim plotesisht armiqesor:
Po behemi se e kemi me urgjence gjetjen e 1630 te zhdukurve ne lufte. Vetem per kete vere qe po mbyllet, sa gjysmen e tyre i kemi lene te vdesin pa mbrojtje nga corona virusi, pa vaksina dhe ne hapje totale jashte cfaredo lloji te kujdesit e kontrollit shteteror. 500 mije femije, nxenes e studente ndalohen nga e drejta dhe kenaqesia e arsimimit gjate tere shtatorit. Veç per nje muaj nga 19 gushti deri me 19 shtator i mbytem me covid19 se paku 604 shqiptarë.
Jemi aq te kuq nga formimi saqe nuk na detektohet skuqja eventuale e fytyres nga krimi me i rende i nje shteti ndaj shtetasve te vet dhe ate: me paramendim, me vetedije te plote, me informacion te paster per rrezikun e Deltas dhe me indiference te hekurte nga te gjitha shtyllat e shtetit.
Kjo ndermarresi nuk mund te kaloje pa ndriçim e sqarim te plote heret a vone! Eshte krim masiv ndaj shqiptareve.
Mbas gjumit te gjate te arushes, Kuvendi do te ndjehet i gjalle kete te hene. Teknefec. Si ekzekutivi.
Doreheqje-Jo! Shkarkime- Jo! Jo pa u ngi mire!
©