Sporti

Mauro Icardi pranë rikthimit në Serie A, një lajm i mirë për drejtuesit e Interit

04/07/2021 12:40
nga:Mergim Rreci

Ish kapiteni i Interit, Mauro Icardi thuhet se mund të kthehet në Serie A këtë verë, një lëvizje që përfundimisht mund të ndihmojë financiarisht Interin.

Tuttosport raporton se Juventusi është ende i interesuar për sulmuesin, me Roma dhe Napoli gjithashtu duke kontrolluar mundësinë e transferimit të lojtarit, përcjell GazetaBlic.

Gazeta më pas zbulon se Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka futur një klauzolë në marrëveshjen me PSG që mund të aktivizohet këtë vit.

Raporti pretendon se një kthim në Serie A do të shkaktonte pagimin e një bonusi prej 15 milion euro në drejtim të Interit.

Një lamtumirë e mundshme për Icardi është raportuar në muajt e fundit dhe gazeta thekson se Premier League angleze mund të jetë gjithashtu një destinacion i mundshëm për të.

/GazetaBlic/