Showtime

Mauro Icardi poston një foto nudo të Wanda Narës në shtrat!

11/21/2021 12:49
nga:Lorik J

Mauro Icardi dhe Wanda Nara i kanë dhënë fund problemeve dhe tani duket se po shijojnë kohë të mira së bashku.

Të dy kanë mbushur rrjetet e tyre sociale me foto dhe deklarata dashurie për njëri-tjetrin, pas pajtimit, përcjell GazetaBlic Sport.

E fundit vjen nga lojtari i PSG-së dhe në të shihet biznesmenja duke fjetur e qetë me pamjet e Kullës Eiffel në sfond.

Wanda qëndron krejtësisht e zhveshur, megjithëse normalisht se lojtari nuk ka shfaqur pjesët e saj intime.

Ja pamjet:

Çifti e ka kaluar natën në Hotel Shangri-La Paris, një nga më luksozët në qytet.

/GazetaBlic Sport