Lajme

Mauro Icardi lojtar i Galatasaray, klubi turk paguan 10 milionë euro te PSG për argjentinasin

07/28/2023 08:39
nga:E K

 

Mauro Icardi do të vazhdojë karrierën në Turqi.

Icardi që sezonin e kaluar e kaloi në huazim te Galatasaray, i ka mbushur mendjen klubit turk për ta blerë tërësisht kartonin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Galatasaray ka paguar klauzolën e lirimit të sulmuesit argjentinas prej 10 milionë euro, kurse Icardi tashmë është nisur për në Stamboll.

/GazetaBlic Sport.