Ish-trajneri i Juventusit, Napolit dhe Lazios, Maurizio Sarri, ka zbuluar se ka marrë katër oferta pune.
Specialisti italian u largua nga Lazio në mars dhe është lidhur me punë në Newcastle dhe Sevilla në javët e fundit.
“Unë jam i hapur për të gjitha projektet që më tërheqin. Deri më tani, të katër klubet që më kanë kërkuar janë nga jashtë – nga Premier League dhe La Liga. Varet nga mundësitë dhe cili projekt afatgjatë do të më tërheqë”, tha Sarri.
/GazetaBlic Sport