Sporti

Maurizio Sarri i neveritur nga orari aktual: Ky nuk është futboll

10/15/2021 16:57
nga:Mergim Rreci

Maurizio Sarri është i neveritur nga orari aktual, sepse është plotësisht i mbingarkuar me ndeshje, sipas tij.

Ai tha se ata luajnë çdo muaj nga shtatë ndeshje në 19 ditë dhe pastaj ndodhë që për shkak të angazhimeve të tyre me kombëtaret, trajnerët mbeten pa futbollistët e tyre kryesorë, në 11 ditë të tjera, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai tha se nuk i duket futbolli si sport, por si një spektakël për të tërhequr para.

“Ne u stërvitëm për dy javë me pak lojtarë dhe është e vështirë të vlerësosh ekipin. Çdo muaj ne luajmë shtatë ndeshje në 19 ditë dhe pastaj jemi 11 ditë pa lojtarë (për shkak të angazhimeve me kombëtaret). Në realitet ata stërviten më shumë në ekipet kombëtare sesa në klub. Ne nuk e shikojmë futbollin si një sport, por si një spektakël ku ata përpiqen të tërheqin para nga kudo. Ndoshta jam shumë i vjetër për të gjitha këto”, pranoi tekniku, në një konferencë.

/GazetaBlic Sport/