Trajneri i Lazios, Maurizio Sarri, i është nënshtruar me sukses një operacioni në zemër, konfirmoi klubi romak në një deklaratë.
Sipas njoftimit të lëshuar nga “Biancocelesti”, specialisti italian iu nënshtrua një procedure, e cila u përfundua me sukses.
“Operacioni, i kryer nga Profesor Andrea Natale, një doktor me mbi tridhjetë vjet përvojë në trajtimin e kësaj patologjie, ishte i suksesshëm”, tha Lazio në një deklaratë.
Klubi shtoi se mjeku i ekipit, Italo Leo, ishte i pranishëm gjatë gjithë procedurës për të siguruar kujdesin më të mirë për trajnerin.
/GazetaBlic Sport


