Mauricio Pochettino ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në punë në Premier League në të ardhmen.
“Premier League është liga më e mirë në botë. Sigurisht, më mungon. Jam shumë i lumtur në Shtetet e Bashkuara, por mendoj se një ditë do të kthehem në Premier League. Është liga më konkurruese.
“Mendoj se unë dhe Tottenham ishim shumë afër fitimit të trofeut kryesor, pothuajse e prekëm. Kjo është ajo që do të doja të arrija”, tha trajneri i ekipit kombëtar të SHBA-së.
Kujtojmë se Pochettino kaloi vite të lavidshme tek skuadra e njohur angleze, Tottenham, ku edhe i dërgoi në finalen e Championsit, por humbën nga Liverpooli 2-0.
/GazetaBlic Sport


