Sporti

Mauricio Pochettino jep sinjale të qarta: Messi është synimi ynë

08/06/2021 17:01
nga:Mergim Rreci

Trajneri i PSG-së, Mauricio Pochettino ka komentuar mundësitë e skuadrës që ai drejton për transferimin e Leo Messit.

Ai tha se janë duke i analizuar të gjitha mundësitë dhe se Messi është në interes të madh për këtë skuadër, përcjell GazetaBlic Sport.

‘’Ne jemi duke vlerësuar dhe analizuar të gjitha mundësitë e tregut dhe Messi është një prej tyre . Nëse ka informacion do ta komunikojmë së shpejti.

Kur flisni për lojtarë të këtij niveli, unë mendoj se shumë klube, përfshirë PSG që do ta dëshironin, klubi po punon shumë, por unë nuk kam informacione të tjera. Ne e dimë se çfarë ndodhi dje, por unë besoj se gjëja e rëndësishme për momentin është të fitojmë në ndeshjen e parë të kampinatit.

Nëse Mesi arrin, a do ik Mbape? Jo. Ne jemi të kënaqur me përpjekjen që klubi po bën për të siguruar lojtarë që mund të japin një kontribut vërtet domethënës’’, u shpreh trajneri i PSG-së.

/GazetaBlic Sport/