Sporti

Matuidi komenton thirrjet raciste: “Seria A, le të bëjmë diçka – jemi në vitin 2023”

01/05/2023 12:48
nga:Lorik J

Thirrjet e turpshme raciste të drejtuara ndaj Bandës dhe Umtitit gjatë ndeshjes së djeshme mes Leces dhe Lazios po shkaktojnë diskutime edhe jashtë Italisë.

Blaise Matuidi, ish-mesfushori i Juventusit, donte të inkurajonte bashkëkombasin e tij, duke kujtuar gjithashtu se ai ishte viktimë e së njëjtës situatë disa vite më parë, përcjell GazetaBlic Sport.

“Mbështetje e plotë për vëllain tim Samuel Umtiti. Duhet të zgjohemi! Jemi në vitin 2023. Le të bëjmë diçka për Serinë A”, ka shkruar ai.

/GazetaBlic Sport