Sporti

Matthijs de Ligt gjithmonë e më afër kalimit tek Bayern Munich

07/16/2022 14:04
nga:Mergim Rreci

Hasan Salihamidzic thotë se Bayern Munich është në një ‘pozicion të mirë’ për të nënshkruar me Matthijs de Ligt nga Juventusi, por pranon se bavarezët duhet të kenë durim.

De Ligt ka rënë dakord për kushtet personale me gjigantët e Bundesligës, të cilët dërguan një ofertë fillestare prej 60 milionë eurosh të refuzuar nga Juventus në fillim të kësaj jave, përcjell GazetaBlic Sport.

Salihamidzic u takua me drejtuesit e Zonjës së Vjetër dhe u tha gazetarëve, përfshirë Football Italia, se ai ishte ‘optimist’ për një fund pozitiv të negociatave me Zonjën e Vjetër.

De Ligt iu bashkua Juventusit nga Ajax në një ofertë prej 85.5 milionë euro në verën e 2019. Ai ka një klauzolë 120 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij, e cila skadon në 2024.