Sporti

Matthaus thotë se Olise e meritonte vendin e nëntë në ceremoninë e Topit të Artë!

10/27/2026 21:55
nga:L J

Lothar Matthaus beson se renditja e Michael Olises në vendin e nëntë në listën e “Ballon d’Or” për vitin 2026 ishte e drejtë, pavarësisht mendimeve se anësori i Bayern Munichut meritonte një pozicion më të lartë.

Në një rubrikë për “Sky Germany”, ish-lojtari i kombëtares gjermane vuri në dukje cilësinë e lojtarëve që u renditën para Olise-s.

“Fakti që Olise u rendit i nënti është plotësisht i drejtë. Mjafton të shihni emrat që janë para tij: Rodri, Ousmane Dembele dhe Erling Haaland,” shkroi Matthaus.

Ai gjithashtu vlerësoi procesin e votimit dhe e mbështeti Harry Kane-in si fituesin e merituar.

/GazetaBlic Sport