Sporti

Mats Hummels flet për gjendjen e tij shëndetësore para ndeshjes me Hungarinë

06/23/2021 12:10
nga:Mergim Rreci

Gjermania e zhvillon sonte ndeshjen ndaj Hungarisë.

Kombëtarja e Gjermanisë vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Portugalisë me rezultat 2 me 4, shkruan GazetaBlic Sport.

Mbrojtësi gjerman, Mats Hummels ka folur për gjendjen e tij pas lëndimit që pësoi.

“Kam qenë duke u kujdesur për gjurin tim kohët e fundit”, tha ai.

“Fatmirësisht, këtu kam kujdesin më të mirë nga mjekët. Ndonjëherë dhimbja shtohet kur luaj në ndeshje, por nuk është ndonjë gjë e pamenagjueshme dhe nuk ka ndikim në paraqitjet e mia”, shtoi ai.

“Ndoshta duhet të mungoj edhe disa stërvitje, por kjo është vetëm për ta menaxhuar situatën”, përfundoi Mats Hummels.

/GazetaBlic Sport/