Sporti

Matri: Qëndrimi i Milanit sonte ishte tronditës, dukej sikur Cagliari po luftonte për diçka të madhe!

05/24/2026 23:34
nga:L J

Alessandro Matri ka shpërthyer në kritika ndaj AC Milan pas humbjes zhgënjyese 1-2 ndaj Cagliari, rezultat që i kushtoi kuqezinjve një vend në UEFA Champions League sezonin e ardhshëm.

Ish-sulmuesi i Milanit dhe Cagliarit, në analizën e tij për DAZN, nuk i kurseu kritikat për paraqitjen dhe mungesën e karakterit të skuadrës “Rossonere”.

“Ajo që është tronditëse është qëndrimi i ekipit. Duket sikur Cagliari ishte ajo që luftonte për diçka të rëndësishme”, deklaroi Matri pas ndeshjes për DAZN.

Sipas tij, problemi më i madh i Milanit nuk ishte vetëm rezultati, por mënyra se si skuadra reagoi në një sfidë vendimtare për sezonin.

Humbja në “San Siro” vulosi dështimin e sezonit për kuqezinjtë, të cilët mbetën jashtë Champions League, duke hapur tashmë diskutime të forta për të ardhmen e klubit, trajnerit dhe disa prej lojtarëve kryesorë.

/GazetaBlic Sport