Lajme

Matoshi: Zgjedhjet e parakohshme s’janë zgjidhje, dëmi është bërë – PDK u përdor nga Kurti

05/29/2024 13:55
nga:G B

Mundësitë për shpërndarje të Kuvendit duket se janë më të vogla.

Kështu ka deklaruar sot kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, derisa tha se nëse nuk shkohet në zgjedhje tani, shtatori nuk është opsional.

Në anën tjetër, LDK e AAK po kërkojnë dorëheqje të kryeministrit Kurti e më pas shpërndarje të Kuvendit e shkuarje në zgjedhje. Ndërsa, VV dhe PDK po kërkojnë që Kuvendi të shpërndahet e më pas të shkohet në zgjedhje.

Lidhur me këtë, analisti politik Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se lidershipi i Kosovës duhet të emancipohet për marrjen e vendimeve të vështira, duke shtuar se Kurti është përgjegjës për dështimin e vendit në arenën ndërkombëtare.

“Kosova është një demokraci dhe lidershipi duhet te emancipohet për të marrë vendime të vështira dhe përgjegjësi. Kryeministri Kurti është përgjegjës i vetëm për dështimin e vendin në arenën ndërkombëtare”, thekson ai.

Sipas Matoshit, “zgjedhjet e parakohshme nuk janë zgjidhje, pasi dëmi tashmë është bërë!? Nuk ndreqet asgjë për tre-katër muaj”.

Analisti vlerëson se Kurti ka përdorur PDK-në për zhvendosje të vëmendjes për dështim të anëtarësimit në KiE.

“PDK është përdor nga Kurti për zhvendosje të vëmendjes për dështimin në anëtarësim në KiE, ku Kosovës iu hap dera e Kurti prapa shpinës së kosovarëve e mbylli atë me shkelm”, deklaron Halil Matoshi./Gazeta Blic/

Konjufca: Mendoj që ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e Kuvendit