Lajme

Matoshi: Shpresoj që Kurti mos t’i vë përballë në kundërshti amerikanët, se s’ka çka i duhet pushteti personal – do t’i gërditet

08/13/2024 20:15
nga:G B

“Ju lutemi, mos e ndërmerrni këtë veprim tani. Punoni me ne. Duam të ndihmojmë për të krijuar kushte ku diç e tillë mund të bëhet, por nuk besojmë se është koha tani”.

Kjo është thirrja e SHBA-ve ndaj Qeverisë së Kosovës për hapjen e urës së Ibrit, për të cilën po përgatitet ajo.

Kështu bëri të ditur sot ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, derisa tha se rrezikohet edhe jeta e ushtarëve amerikanë që mbrojnë Kosovën.

Ai shtoi se shpreson që “Qeveria do ta dëgjojë këtë dhe do t’i marrë parasysh këto shqetësime”.

Lidhur me këtë, analisti politik, Halil Matoshi, në një prononcim për Gazeta Blic, thotë se ura e Ibrit është shndërruar në urë inati e kreneçësie e Kurtit.

Ai shpreson që Kurti t’i thërras arsyes e të mos i kundërshtojë amerikanët, pasi s’do t’i duhet asgjë pushteti personal.

“Ura e Ibrit është shndërruar në Urë inati e kryeneçësie e Albin Kurtit. Po dua të shpresoj që Kryeministri i Kosovës do ta thërras arsyen dhe të mos i vë përballë, në kundërshti amerikanët se përndryshe s’ka çka i duhet pushteti personal. Do t’i gërditet”, deklaron Matoshi./Gazeta Blic/

Thirrja e Hovenierit për Qeverinë/ Arifi: Kosova afër gabimeve të rënda historike – pa Amerikën e NATO-n na rrezikohet ekzistenca