Lajme

Matoshi: S’do të ketë luftë mes Serbisë e NATO-s, mund të ketë rebelim e tensionim të serbëve

11/07/2022 22:54
nga:G B

‘Luftë ndërmjet Serbisë dhe NATO-s, s’do të ketë”, deklaroi komentatori politik, Halil Matoshi, pas zhvillimeve të fundit në very të vendit si dhe dorëheqjeve të serbëve nga institucionet e vendit.

Matoshi shtoi se s’do të ketë luftë, kjo pasi KFOR-i ka madat të qartë në Kosovë.

‘Luftë s’do të ketë. Sepse KFOR-i ka mandate të qartë për çka është në Kosovë. Por, mund të ketë incidente ndëretnike ose rebelim dhe detyrim të policisë së Kosovës që të intervenojnë. Por, luftë mes Serbisë dhe NATO-s, harrone, s’do të ketë”, tha Matoshi në Politiko.