Lajme

Matoshi: Rezultati i 14 shkurtit nuk përsëritet, ishte disponim i çastit – opozita ka rënë në nacionalizmin e Kurtit

12/27/2023 15:05
nga:G B

Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka komentuar sondazhin e fundit që nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje të parën me 48 për qind.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic, ka folur edhe për gatishmërinë e VV-së për zgjedhjet të parakohshme dhe deklaratat e tyre se do t’i tejkalojnë rezultatet e 14 shkurtit.

Sipas Matoshit, VV mund t’i fitojë 40 për qind por më s’mund të bëjë e vetme Qeveri dhe rezultati i 14 shkurtit s’do të përsëritet.

“Sondazhet rëndom shprehin një disponim të çastit, por mjafton një tronditje e vogël që ai disponim të ndryshojë. Lëvizja Vetëvendosje edhe mund të fitojë rreth 40% të votave por e vetme më nuk mund të bëjë Qeveri. Rezultati i 14 shkurtit nuk përsëritet më, sepse ishte disponim i çastit – kryengritje kundër estsblishmentit, pra lëvizje anti-shtet!?” thotë ai për Gazeta Blic.

Matoshi vlerëson se opozita s’ka kauzë dhë ka rënë në nacionalizmin e Kurtit dhe për këtë Kurti është i pashoq, andaj s’kanë pse të votohen ata.

“Partitë opozitare nuk kanë asnjë kauzë, kanë rënë të gjitha në nacionalizmin e Albin Kurtit dhe për nacionalizëm, pse të votohen kur në këtë Kurti është i pashoq, aq më tepër kur popullizmit ia ndajshton pak socializëm e shumë nacionalizëm!?” deklaron analisti Halil Matoshi./Gazeta Blic/

Sherifi për VV-në: Lojëra psikologjike dhe arrogancë, po të ishte e gatshme do t’i shpallte zgjedhjet këtë vit – votuesit do ta ndëshkojnë