Gazetari dhe publicisti, Halil Matoshi, përmes një shkrimi të gjatë në Facebook tha se Ramush Haradinaj rrezaton siguri e besim dhe se ka një intuitë politike për tu admiruar.
Matoshi tha se ai mban vulën e themelimit të ushtrisë së Kosovës.
Matoshi foli edhe për angazhimin e Haradinajt dhe gjithë familjes në luftë ku shkruan ‘Kur nji populli të tanë, pa asnji mrojtje e me pak bukë, i dridhej buza me ngashnjim, tue lypë pshtimin, Ramushi me krejt robt e sh’pisë, me burra e gra u bânë sebep që ky Atdhe u rikthy në hartën gjeopolitike të Europës’.
Shkrimi i plotë:
Krah teje!
Ramush Haradinaj m’pat thirrë me pi nji filxhan caffe e me ia qitë nji argat më 2017, njeriu që iu pat bâ mburojë popullit tèm të nepërkambun e pa uzdajë…
1.
Kur nji populli të tânë, pa asnji mrojtje e me pak bukë, i dridhej buza me ngashnjim, tue lypë pshtimin, Ramushi me krejt robt e sh’pisë, me burra e gra u bânë sebep që ky Atdhe u rikthy në hartën gjeopolitike të Europës.
U bânë dalzotës, që mos me vajtue nëpër mote si popull nafakpremë.
2.
Ai na u bâ krah.
3.
Dhe vazhdon me i dhânë krah kësaj Republike 🇽🇰, sëkëndejmi âsht patriotizëm me i qëndru në krah Ramushit, për tregimin ma briliant të luftës çlirimtare, që u ka dhurue brezave të kosovarëve!
4.
Ramush Haradinaj rrezaton siguri e besim – një Marins i përjetshëm në rresht me Amerikën 🇺🇸 – me nji intuitë politike për me u admiru.
Ai mbanë vulën e themelimit të ushtrisë së Kosovës, me çka krenohet i riu dhe plaku…
5.
E keni pa nji tablo dhe keni ni nji rrfim: Vllau bânë vllaun e vramë në shpinë, në zjerm t’luftës!
Kso pamjesh frymzuese që diftojnë ushtarin e përndritun dardan, e kanë ngritë idealin e çlirimit dhe shtetin e përjetshëm të Kosovës, tue mâjtë nezun flakën e lirisë nëpër mijëvjeçarë…
6.
Pa Ramushin, Dautin e Derën e Haradinajve, nuk di, nuk di dhe nuk di për çfarë historie t’kti dheu kishin me msue thmia e Kosovës, e me çka kish me u krenu shqiptari…
#AAK 129


